Transmetuar më 31-08-2026, 11:33

VLORË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku një 32-vjeçar i arrestuar pak ditë më parë ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi ka pësuar një arrest kardiak.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja u konstatua rreth orës 09:50, kur shtetasi E. Sh., banues në Vlorë, u pikas në gjendje të rënduar shëndetësore brenda dhomave të shoqërimit. Stafi policor ka njoftuar menjëherë shërbimin mjekësor dhe 32-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, rreth orës 10:05 është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij, e cila paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte vënë në pranga në flagrancë vetëm dy ditë më parë, më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, nën akuzën e kryerjes së veprës penale të vjedhjes. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit