Transmetuar më 31-08-2026, 11:30

Detaje të trishta për rastin e nënës nga Pogradeci që ndërroi jetë në autoambulancë ndërsa transportohej drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.

Bashkë me nënën, ka ndërruar jetë edhe foshnja e saj 7-muajshe që mbante në bark, informon Noa.al.

Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore, stafi i spitalit kishte vendosur transferimin e saj urgjent drejt kryeqytetit për të marrë trajtim të specializuar.

Gjatë rrugës, në afërsi të qytetit të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares u përkeqësuar ndjeshëm, duke sjellë vdekjen e saj dhe të foshnjës para se të mbërrinin në spital. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një hemorragji e brendshme masive, ndërsa shkaqet e sakta mbeten për t’u përcaktuar zyrtarisht nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe veprimet procedurale tashmë të nisura nga autoritetet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit