

QIPRO — Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije pasagjerësh u përmbys dhe u fundos në brigjet e Qipros. Trageti po transportonte 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit kur nisi të merrte ujë, vetëm pak pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Kyrenias.
Pjesa më e madhe e personave në bord janë shpëtuar gjatë operacionit masiv, ndërsa kërkimet për gjetjen e 18 të zhdukurve vijojnë intensivament në zonën e incidentit. Në operacion janë përfshirë helikopterë dhe anije të rojes bregdetare, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet turke, ndërsa në breg janë pozicionuar autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të mbijetuarve.
Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar kapitenin e anijes dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit, ndërsa kanë nisur një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e plota të tragjedisë. Për këtë qëllim, grupet hetimore po punojnë për të rikuperuar regjistruesin e të dhënave të anijes, të njohur si “kutia e zezë”, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






