

TAJVAN — Një ngjarje e pazakontë dhe me kthesa të papritura ka ndodhur në Tajvan, ku një burrë përdori fshesën robotike të shtëpisë për të zbuluar nëse bashkëshortja e jo po e tradhtonte, por përfundoi i dënuar vetë me burg për shkelje të privatësisë.
Dyshimet e burrit nisën fillimisht pasi gjeti në banesë një furçë dhëmbësh dhe sende të tjera personale që nuk i përkisnin as atij dhe as gruas. Situata u bë edhe më e dyshimtë pasi kamerat e sigurisë filmuan një person të panjohur duke e shoqëruar bashkëshorten në shtëpi pas orarit të punës. Për të zbuluar të vërtetën, ai gjeti një mënyrë inventive, duke shfrytëzuar fshesën robotike të pajisur me transmetim të drejtpërdrejtë audio dhe video, funksion ky që zakonisht përdoret për të kontrolluar pastrimin e ambientit.
Pamjet e regjistruara nga pajisja intime treguan gruan duke u veshur dhe zhveshur, si dhe një burrë tjetër të shtrirë lakuriq në divanin e shtëpisë. Sipas dëshmive në gjykatë, pajisja kishte kapur disa takime intime mes tyre, përfshirë një episod gjatë pragut të Krishtlindjeve. Pasi siguroi provat, burri e paditi bashkëshorten dhe gjykata civile në Tajvan e shpalli atë fajtore për cenimin e të drejtave martesore, duke e urdhëruar atë dhe të dashurin e saj t’i paguanin bashkëshortit 500 mijë dollarë tajvanezë (rreth 12,500 paund).
Megjithatë, çështja mori një kthesë drastike kur gruaja ngriti kundërpadi ndaj bashkëshortit, duke argumentuar se ai kishte shkelur ligjin duke e filmuar atë në momente intime dhe lakuriq pa pëlqimin e saj. Ligji në Tajvan e ndalon rreptësisht dhe e konsideron vepër penale regjistrimin ose shpërndarjen e fshehtë të aktiviteteve private. Për këtë arsye, burri, identiteti i të cilit mbetet anonim, u dënua nga gjykata me pesë muaj burg dhe një gjobë prej 150 mijë dollarësh tajvanezë (rreth 3,700 paund).
Sipas mediave lokale, burri pritet ta apelojë vendimin e dhënë ndaj tij, ndërsa mbetet e paqartë nëse lidhja mes gruas dhe të dashurit të jos u ka mbijetuar këtyre zhvillimeve ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






