Transmetuar më 31-08-2026, 08:46

SPILLE — Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka parandaluar një tragjedi në det, pasi skafi me tetë anëtarë të një familjeje ka rrezikuar të fundosej rreth 1 milje larg bregut të Spillesë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë monitorimit të hapësirës detare në drejtim të Forsilukut. Skafi ka pësuar një defekt teknik në motor, duke u mbushur me ujë dhe duke i vënë në rrezik serioz jetësor udhëtarët.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë pa vonesë në vendngjarje. Efektivët kanë realizuar me sukses manovrën e tërheqjes së skafit, duke e nxjerrë atë dhe tetë personat në bordin e tij në mënyrë të sigurt në bregun e Karpenit.

Të gjithë pjesëtarët e familjes gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera nga autoritetet kompetente, skafi rezultoi me dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi i tij dispononte leje drejtimi konform përcaktimeve ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit