Transmetuar më 31-08-2026, 07:29

Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së sotme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare në zonat kodrinore dhe malore, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore priten reshje shiu me intensitet të ulët. Ndërkohë, në ajër do të ketë përqendrim të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit