

Tiranë, 30 gusht 2026 – Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestën e 92-të kundër qeverisë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Pas thirrjes së organizatorëve, protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe vijuan tubimin përgjatë bulevardit, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.
Protesta e zhvilluar këtë mbrëmje ka mbledhur pjesëmarrës nga kategori të ndryshme, përfshirë të rinj, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë.
Në tubim janë vërejtur gjithashtu edhe shtetas të huaj, mes tyre turistë që iu janë bashkuar marshimit.
Protesta vijon të zhvillohet në rrugët e Tiranës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për menaxhimin e lëvizjes dhe të situatës gjatë marshimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






