

Durrës, 30 gusht 2026 – Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, është ndërprerë dy herë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të problemeve me sistemin e ndriçimit.
Shkëputjet e njëpasnjëshme të energjisë elektrike zhytën në errësirë fushën dhe tribunat, duke detyruar arbitrin të ndërpresë përkohësisht takimin.
Pas rikthimit të ndriçimit, loja rifilloi, por pas disa minutash u shënua një tjetër ndërprerje, duke sjellë sërish pezullimin e ndeshjes.
Gjatë momentit të errësirës, tifozët në stadium ndezën blicat e telefonave, duke krijuar një pamje të veçantë në tribuna. Në të njëjtën kohë, nga një pjesë e tifozëve u dëgjuan thirrje politike në kor, përfshirë sloganin “Rama ik!”.
Shkaqet e ndërprerjeve të ndriçimit nuk janë bërë ende të ditura. Incidenti rikthen vëmendjen te kushtet e infrastrukturës dhe standardet teknike të stadiumeve ku zhvillohen ndeshjet e elitës së futbollit shqiptar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






