Transmetuar më 30-08-2026, 21:42

LUSHNJË – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet paraprake dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, mësohet se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për orientimin e trafikut dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit