

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Kurbnesh të Mirditës, në aksin rrugor Lurë–Rrëshen. Një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, po 20 vjeç, dhe një i mitur rreth 15 vjeç kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, automjeti, i drejtuar nga shtetasi me inicialet A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Në automjet udhëtonin tre persona, të cilët dyshohet se po ktheheshin nga Lura.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri i mitur janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Ndërkohë, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Njoftimi i Policisë:
“Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






