Transmetuar më 30-08-2026, 18:45

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e së dielës në Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga mbeten të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit