Transmetuar më 30-08-2026, 16:07

VLORË – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit. Sipas Policisë, një 57-vjeçar, banues në Vlorë, ishte duke drejtuar automjetin kur ka aksidentuar 78-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga Policia, ndërsa ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit