

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio, është ndaluar nga autoritetet italiane në aeroportin “Malpensa” të Milanos, teksa ishte duke udhëtuar drejt Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një videoje të publikuar në “InstaStory”. Në pamjet e publikuara shihen valixhet e tij në një ambient pritjeje në aeroport.
Krahas videos, Cllevio ka shkruar se ndodhej në një dhomë pritjeje, duke pretenduar se pritej të dërgohej në paraburgim.
“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”, shkruan ai në postimin e publikuar në rrjetet sociale.
Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura nga autoritetet italiane detaje zyrtare mbi arsyen e ndalimit apo nëse ndaj reperit është marrë ndonjë masë konkrete.
Ndërkohë, Cllevio vijon të jetë aktiv në muzikë dhe në performancat e tij në klube, pas lirimit të tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






