

GJIROKASTËR – Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në jug të vendit, me epiqendër në zonën e Gjirokastrës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët, veçanërisht për shkak të orarit kur shumica e qytetarëve ndodheshin në banesat e tyre.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth Gjirokastrës.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa të dhënat për magnitudën dhe epiqendrën mund të përditësohen pas verifikimeve sizmologjike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






