Transmetuar më 30-08-2026, 07:32

VAU I DEJËS – Janë zbardhur identitetet e dy personave që humbën jetën tragjikisht pas kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Viktimat janë Sokol Preka, 40 vjeç, me detyrë roje në një lokal, dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist pranë nënstacionit elektrik të Komanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy personat po punonin për rregullimin e një instalimi të brendshëm elektrik në një biznes privat, në anë të rrugës së Komanit.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, të dy pësuan dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve për t’u dhënë ndihmë mjekësore, ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve dhe ndërruan jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit