Transmetuar më 30-08-2026, 07:30

Moti gjatë ditës së diel pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa zona do të ketë alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht në relievet kodrinore dhe malore.

Në zonat kodrinore dhe malore në lindje të vendit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht nga orët e mesditës deri gjatë pasdites.

Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për prezencë të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 7 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit