Transmetuar më 29-08-2026, 22:38

LEZHË – Detaje të reja janë bërë të ditura pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku gjashtë persona të një familjeje mbetën të lënduar.

Një i afërm i familjes ka treguar se familjarët jetojnë në Itali dhe kishin ardhur në Shqipëri për pushime, ndërsa këtë fundjavë do të merrnin pjesë në një dasmë familjare.

Sipas dëshmisë së tij, banesa dykatëshe nuk përdorej për banim të përhershëm dhe familja qëndronte aty vetëm gjatë periudhave kur kthehej në Shqipëri.

“Jetonin në Itali. Kanë ardhur për pushime. Kishin një dasmë, kishin dasmën e vajzës së vëllait. Mendova se ishte ndonjë gomë e makinave të tonazhit të lartë, por një shok më mori e më tha është dëmtuar Saimiri. Ka shpërthyer një bombol. Bombola ka qenë jashtë. Në këtë banesë nuk jetonte asnjeri, vetëm ata kur vinin me pushime”, deklaroi i afërmi.

Nga shpërthimi u dëmtuan gjashtë persona, mes tyre edhe kryefamiljari Saimir Kola. Ai ka pësuar djegie të rënda dhe, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas të dhënave të deritanishme, familja ndodhej në banesë përpara ceremonisë familjare që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e nesërme.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat e sakta dhe shkakun e shpërthimit të bombolës së gazit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit