

ELBASAN – Tensionet kanë përfshirë ambientet e “Elbasan Arena” pas përfundimit të ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Sipas zyrtarit të ndeshjes, Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, është futur në zonën e dhomave të zhveshjes menjëherë pas përfundimit të takimit dhe dyshohet se ka goditur me grusht arbitrin e katërt, Egli Spahiu.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një moment tensioni pas sfidës, ndërsa rrethanat e plota të përplasjes pritet të pasqyrohen në raportet zyrtare të ndeshjes.
Incidenti ka shkaktuar kaos në ambientet e stadiumit, duke e mbyllur në mënyrë të tensionuar një takim që në fushë përfundoi 1-1.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






