

Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka shkaktuar gjashtë të dëmtuar mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, në banesën në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç. Sipas policisë, nga shpërthimi kanë pësuar dëmtime dy fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, si dhe tre gra, përkatësisht L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në nxjerrjen dhe transportimin e të dëmtuarve drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, pronari i banesës, S. K., është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, pesë të dëmtuarit e tjerë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe, sipas informacionit të policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






