

VAU I DEJËS – Rëndohet bilanci i incidentit tragjik të regjistruar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima e dytë është identifikuar si David Deda, 46 vjeç, me profesion elektriçist. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
Më herët, si pasojë e të njëjtit incident, humbi jetën edhe Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Sipas të dhënave paraprake, dy burrat kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në ambientet e një bar-kafeje. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, të dy kanë humbur jetën.
Në vendngjarje vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar dinamikën e plotë të incidentit dhe shkaqet që çuan në kontaktin fatal me energjinë elektrike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






