

LEZHË – Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.
Nga shpërthimi janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët dyshohet se ndodheshin në banesë në momentin e incidentit. Ende nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.
Pritet që në vijim të dalin të dhëna të reja për gjendjen e të dëmtuarve dhe dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






