Transmetuar më 29-08-2026, 21:22

VAU I DEJËS – Rëndohet bilanci i incidentit të rëndë me energjinë elektrike në Vaun e Dejës. Ka humbur jetën edhe 46-vjeçari D. D., me profesion elektriçist.

Më herët, nga kontakti me energjinë elektrike kishte humbur jetën edhe 40-vjeçari S. P., i cili punonte si roje në një lokal.

Fillimisht, elektriçisti ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në total, ngjarja tragjike ka shkaktuar dy viktima. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit