

LEZHË – Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Sipas informacionit paraprak, nga shpërthimi dyshohet se ka persona të lënduar. Ende nuk dihet numri i tyre apo gjendja shëndetësore.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po kryhen verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Informacionet pritet të përditësohen në vijim, pas verifikimeve në terren.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






