

KORÇË – Një konflikt fizik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të Korçës, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje duke përdorur lopata dhe mjete të tjera të forta.
Përplasja ka përfunduar me dy të plagosur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në vendin e konfliktit dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe dinamikën e saj.
Nuk dihen ende rrethanat që çuan në konflikt, ndërsa pritet që dëshmitë e personave të përfshirë dhe verifikimet në terren të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






