Transmetuar më 29-08-2026, 19:56

TIRANË – Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 91-të, me tubimin që është zhvendosur nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.

Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër kreut të qeverisë, mes tyre edhe “Edi Rama, o tradhtar”.

Pas mbërritjes përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar tubimin me fjalime, ku kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj politikave të qeverisë dhe situatës politike në vend.

Në fokus të protestës është vendosur edhe kërkesa për shfuqizimin e disa nismave ligjore, të cilat organizatorët dhe protestuesit i konsiderojnë të dëmshme për interesat e qytetarëve.

Protesta vijon përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes të ketë të tjera fjalime dhe reagime nga pjesëmarrësit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit