Transmetuar më 29-08-2026, 19:47

VLORË – Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune një zonë me pisha në “Ujin e Ftohtë” të Vlorës, duke krijuar momente alarmi për banorët dhe pushuesit që ndodheshin pranë hoteleve.

Flakët janë shfaqur në afërsi të hotelit “New York” dhe, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e mbjellë me pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë menjëherë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën turistike dhe banesat përreth.

Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shuarjen e flakëve në sipërfaqe. Megjithatë, rreziku nuk është eliminuar plotësisht.

Sipas informacioneve nga terreni, humusi nën sipërfaqe vijon të digjet, duke krijuar mundësi për riaktivizimin e zjarrit. Era që po fryn në zonën bregdetare e shton më tej rrezikun e përhapjes së flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën në terren për shuarjen e plotë të vatrës nëntokësore, ndërsa zona po mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit