

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të ri këtë të shtunë për situatën e zjarreve në vend.
Sipas njoftimit, deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.
Ndërkohë, për përballimin e situatës janë angazhuar në total 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë.
Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit. Në terren operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të FA-së, ndërsa janë aktivizuar edhe 2 helikopterë.
Në Vajkal, Bulqizë, janë përqendruar forcat; operacioni mbështetet nga 1 helikopter dhe 30 efektivë të FA-së, krahas MZSH-së, forcave pyjore dhe vullnetarëve.
Aktive mbeten gjithashtu vatrat në Qafë të Helmës, e cila monitorohet pa zhvillime dhe pa rrezik për zonat e banuara, si dhe në Sllatinë të Dibrës, ku janë angazhuar 78 forca të MZSH-së, pyjores, ADZM-së, bashkisë dhe vullnetarëve.
Vatrat në Komsi, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë të izoluara ose nën mbikëqyrje, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri i raportuar në Delisuf, Vlorë, është shuar plotësisht pasi përfshiu rreth 2 ha me shkurre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






