Transmetuar më 29-08-2026, 17:26

TIRANË – 29 gusht 2026 – Është identifikuar personi që dyshohet se shkoi fizikisht në një pikë këmbimi valutor në Tiranë dhe mori shumën prej 100 mijë eurosh, në kuadër të një skeme mashtrimi ku autorët dyshohet se përdorën inteligjencën artificiale për t’u paraqitur si biznesmeni Bashkim Ulaj.

Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për Agron Cenën, me origjinë nga Delvina, i cili raportohet se banon në Gjermani.

Cena dyshohet se është personi që është paraqitur në pikën e Exchange-it për të tërhequr shumën e parave, pasi një 70-vjeçar ishte bindur se po komunikonte me biznesmenin Bashkim Ulaj.

Skema dyshohet se është realizuar përmes përdorimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale, me autorët që janë shtirur si biznesmeni për të bindur viktimën që të dorëzonte shumën e konsiderueshme të parave.

Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në skemën e mashtrimit.

Autoritetet po hetojnë rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe mënyrën se si është organizuar e gjithë skema.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit