Transmetuar më 29-08-2026, 15:07

FUSHË-ARRËZ – 29 gusht 2026 – Dy persona janë arrestuar nga Policia në Fushë-Arrëz, pasi dyshohen se kanë kultivuar 355 bimë narkotike në fshatin Apripë e Gurit.

Në pranga kanë rënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në këtë fshat. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale.

Sipas Policisë, arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Gurra”, pas një hetimi disa-javor të zhvilluar me metoda proaktive, me qëllim goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga hetimet dyshohet se dy të arrestuarit kishin kultivuar në një sipërfaqe toke publike në fshatin Apripë e Gurit 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Bimët narkotike u sekuestruan dhe më pas u asgjësuan nga Policia përmes djegies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit