Transmetuar më 29-08-2026, 13:40

VLORË – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.

Fatmirësisht, foshnja nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, këmbësorja ka marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit