

VLORË – Një mortajë është gjetur pranë kanalit të ujërave të larta në Vlorë, gjatë punimeve për pastrimin e shtratit të kanalit.
Mjeti është konstatuar nga punonjësit që po kryenin punimet, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke marrë masa për garantimin e sigurisë dhe shmangien e çdo rreziku.
Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për vlerësimin e mortajës dhe trajtimin e saj sipas procedurave të sigurisë.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet vijojnë veprimet në terren për të përcaktuar rrethanat e gjetjes dhe për të garantuar sigurinë e zonës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






