Transmetuar më 29-08-2026, 13:03

MORINË – Fluksi i udhëtarëve vijon të jetë i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në ditët e fundit të gushtit, me mijëra qytetarë që po hyjnë në Shqipëri për të kaluar ditët e fundit të verës në bregdet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 52 mijë e 864 shtetas dhe 13 mijë e 531 automjete. Në të njëjtën periudhë, nga vendi kanë dalë 35 mijë e 72 shtetas dhe 11 mijë e 238 automjete.

Fluksi i lartë konfirmohet edhe nga bilanci i pesë ditëve të fundit. Nga 24 deri më 28 gusht, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 shtetas dhe 46 mijë e 870 automjete.

Ndërkohë, në dalje gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 121 mijë e 846 shtetas dhe 37 mijë e 148 automjete.

Shumë prej udhëtarëve, kryesisht nga Kosova, po shfrytëzojnë ditët e fundit të verës dhe temperaturat e favorshme për të pushuar në bregdetin shqiptar. Për një pjesë të tyre, kjo është vizita e dytë ose e tretë në Shqipëri gjatë këtij sezoni.

Morina vijon të jetë një nga pikat kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa autoritetet po vijojnë menaxhimin e fluksit me synim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave kufitare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit