Transmetuar më 29-08-2026, 12:17

DIBËR – Vatrat e zjarrit në qarkun e Dibrës vijojnë të paraqesin situatë problematike, veçanërisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe dëllinja.

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, si dhe banorë të zonës.

Situata mbetet problematike edhe në afërsi të Selishtës dhe Qafë-Helmës, ndërsa një vatër zjarri vijon të jetë aktive edhe në Vajkal të Bulqizës.

Në Vajkal, prej dy ditësh, operacioni për shuarjen e zjarrit po mbështetet edhe nga ajri me helikopterë, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave dhe zonave të banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit