

Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel/ Në banesë iu gjet armë automatike dhe municion
Një 67-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij gjatë një konflikti familjar.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në qytetin e Burrelit, ku pas njoftimit për konfliktin është ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Sipas të dhënave paraprake, B. K., 67 vjeç, dyshohet se kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit të banesës së 67-vjeçarit u gjet edhe një armë zjarri automatike, së bashku me dy krehra dhe 55 fishekë.
Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 67-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Materialet për rastin i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






