

KORÇË – Forcat e RENEA-s dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në kuadër të përpjekjeve për lokalizimin e një personi të dënuar me 18 vite burgim për vrasje.
Sipas të dhënave paraprake, Policia kishte marrë informacion se personi mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës.
Forcat e Policisë dhe të RENEA-s kanë ushtruar kontrolle në zonë, por personi i kërkuar nuk është gjetur.
Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






