Transmetuar më 29-08-2026, 10:51

TIRANË – Tre pistoleta, dy armë gjahu të tipit “shotgun” dhe dy pushkë janë sekuestruar në banesën e ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpataraku.

Shpatarakut mësohet se i është hequr leja për mbajtjen e armës, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe armët që ai mbante në banesë.

Ish-zyrtari i Policisë u arrestua nën dyshimin për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. Disa javë më parë, ai u përjashtua nga Policia e Shtetit, ndërsa ndaj tij nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit.

Në total, në banesën e Shpatarakut janë sekuestruar 7 armë zjarri: 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit