

ELBASAN – Një i moshuar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan.
Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, kur është njoftuar se një person i moshuar ndodhej i shtrirë në rrugë, pranë Markatës së Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari po lëvizte me biçikletë kur, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.
Një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që rrëzimi të jetë shkaktuar nga një problem i papritur shëndetësor. Nuk përjashtohet as mundësia e një luhatjeje të tensionit apo e një problemi kardiak, që mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën.
Pas rrëzimit, i moshuari ka pësuar dëmtime. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga veprimet e mëtejshme të autoriteteve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






