Transmetuar më 29-08-2026, 08:57

BULQIZË – Vijojnë vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje, ah, pisha dhe shkurre.

Zjarri është afruar pranë fshatrave Vajkal 1 dhe Vajkal 2, duke rritur shqetësimin për banorët dhe banesat në zonë.

Prej dy ditësh, operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet edhe nga ajri, me ndërhyrjen e një helikopteri.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në operacion janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë dhe punonjës të strukturave të emergjencave.

Terreni i vështirë malor, së bashku me përhapjen e zjarrit, po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përparimit të flakëve drejt zonave të banuara.

Deri tani, zjarri ka dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, ndërsa ekipet në terren vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Operacioni vijon me fokus shuarjen e vatrave aktive, izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit