

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo vijon të shkruajë histori në futboll. Sulmuesi portugez shënoi golin e tij të 978-të në karrierë, duke i dhënë Al Nassr fitoren 2-1 ndaj Al Taawon dhe duke ndihmuar skuadrën të ruajë kreun e Ligës së Arabisë Saudite.
Al Taawon kaloi në avantazh në minutën e 11-të, me Bassam Al Hurayji që shënoi golin e parë të takimit.
Al Nassr reagoi në fundin e pjesës së parë dhe barazoi rezultatin në kohën shtesë. Samu Costa realizoi pas asistimit të Sadio Manes, duke rikthyer baraspeshën.
Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo shënoi golin e përmbysjes. Portugezi devijoi një gjuajtje të Mohamed Simakan brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afër.
Ky ishte goli i 978-të i Ronaldos në karrierë. Sulmuesi portugez u zëvendësua në minutën e 80-të nga Abdullah Al Hamdan.
Me këtë fitore, Al Nassr regjistron suksesin e katërt në po kaq ndeshje dhe vijon të qëndrojë në krye të kampionatit saudit.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist me golat e tij, duke shtuar një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






