Transmetuar më 29-08-2026, 07:42

TIRANË – Dy punonjës policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur në Kamëz, ku automjeti i Policisë është përplasur me një makinë tjetër.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, automjeti i policisë ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, kur u godit nga një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur teksa i riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”. Nga të dhënat paraprake, ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe më pas është përplasur me makinën e Policisë.

Si pasojë e aksidentit, dy efektivët kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia ka hedhur poshtë gjithashtu raportimet se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore, duke sqaruar se automjeti i shërbimit ishte në patrullim në zonën e përcaktuar.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

"Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit