Transmetuar më 29-08-2026, 07:40

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes pritet të ketë vranësira të pakta deri në mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Në këto zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe me shtrëngata të shkurtra në terrenet malore, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit