

MYNIH – 28 GUSHT 2026, 22:22 – Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin gjerman, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Stuttgart në shtëpi.
Bavarezët e zhbllokuan sfidën në minutën e 21-të, kur Dayot Upamecano dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin skuadrës vendase. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Bayern.
Stuttgart reagoi menjëherë pas pushimit dhe barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë me Silas Katompa Mvumpa, duke rikthyer ekuilibrin në takimin e zhvilluar në “Allianz Arena”.
Bayern nuk vonoi të rikthehej në avantazh. Michael Olise shënoi golin e dytë për bavarezët, ndërsa më pas Stuttgart pësoi edhe një autogol, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për miqtë.
Në minutat e fundit, Bayern kompletoi “manitën” me golat e Aleksandar Pavlovic dhe Luis Díaz, duke vulosur fitoren e thellë 5-1.
Kështu, kampionët e Gjermanisë e nisin sezonin me një paraqitje bindëse dhe një mesazh të qartë që në javën e parë të kampionatit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






