Transmetuar më 28-08-2026, 22:24

TIRANË – 28 GUSHT 2026, 21:34 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar pas problemit teknik të shfaqur në sistemin e monitorimit të trafikut ajror të Albcontrol, i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare.

Përmes një njoftimi, TIA bëri me dije se problemi teknik është adresuar dhe se po punohet për rikthimin e plotë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon situatën e krijuar për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

Për të përballuar situatën, TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më efikas të fluksit të pasagjerëve.

Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive ajrore me të cilat udhëtojnë, për të marrë informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.

Njoftimi i plotë i TIA-s

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!

Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit