Transmetuar më 28-08-2026, 22:03

TEPELENË – 28 GUSHT 2026, 21:54 – Situata e zjarreve në Tepelenë vijon të jetë shqetësuese, pasi flakët kanë përfshirë dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e prekura, ndërsa përhapja e flakëve vijon të përbëjë rrezik për zonat përreth.

Forcat e MZSH-së Tepelenë ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përparimit të flakëve. Prioritet i ndërhyrjes mbetet mbrojtja e banesave dhe pronave të qytetarëve, si dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Ekipet zjarrfikëse po vijojnë operacionin pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave.

Deri tani, dëmet e raportuara janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe pyjore, ullishte, pemëtari dhe toka bujqësore.

Banorëve të zonës u bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm, të shmangin afrimin pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe strukturave që ndodhen në terren.

Ndërhyrja vijon me qëllim kufizimin e zjarrit dhe shmangien e çdo rreziku për banesat dhe banorët e zonës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit