Transmetuar më 28-08-2026, 20:39

28 GUSHT 2026 – Hëna e plotë e gushtit mbrëmjen e së enjtes u shoqërua me një tjetër fenomen astronomik, duke krijuar një pamje të veçantë në qiellin e natës.

Bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm hënor, gjatë të cilit hija e Tokës u vendos mbi një pjesë të sipërfaqes së Hënës.

Një eklips hënor ndodh kur Toka pozicionohet midis Diellit dhe Hënës, duke bërë që hija e saj të bjerë mbi sipërfaqen hënore.

Në rastin e eklipsit të së enjtes, fenomeni ishte i pjesshëm, por përmasat e tij e bënë atë veçanërisht mbresëlënës. Hija e Tokës mbuloi rreth 96% të sipërfaqes së ndriçuar dhe të dukshme të Hënës, duke krijuar një pamje spektakolare për vëzhguesit.

Fenomeni astronomik u shfaq në qiellin e natës dhe u ofroi të apasionuarve pas astronomisë dhe vëzhguesve të qiellit një mundësi të veçantë për të ndjekur një nga spektaklet më interesante të natyrës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit