Transmetuar më 28-08-2026, 19:40

TIRANË – 28 GUSHT 2026, 19:12 – Është zgjidhur problemi teknik që shkaktoi pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Defekti në sistemin e radarëve të Albcontrol kishte ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohej për disa minuta si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërprerjes, u pezulluan përkohësisht ngritjet dhe uljet e avionëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore shqiptare.

Pas ndërhyrjes së specialistëve, defekti është zgjidhur dhe sistemi është rikthyer në funksion. Trafiku ajror ka nisur të normalizohet, ndërsa operacionet në aeroport pritet të vijojnë gradualisht sipas procedurave të përcaktuara.

Pezullimi i përkohshëm u ndërmor për arsye sigurie, për të garantuar monitorimin dhe ndarjen e sigurt të avionëve gjatë kohës që sistemi nuk funksiononte në kapacitet të plotë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit