

Xi i shpreh ngushëllime presidentit nepalez për fatkeqësinë e rrëshqitjes së dheut
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh ngushëllimi presidentit të Nepalit Poudel për fatkeqësinë e rrëshqitjes së dheut në këtë vend.
Xi vuri në dukje që në pikëkalimin Gyirong-Rasuwa në kufirin Kinë-Nepal ndodhi një rrëshqitje e rëndë dheu, çka ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike.
Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, ai shprehu ngushëllime të thella për viktimat, si edhe simpati të sinqertë për të afërmit e tyre, të plagosurit dhe zonat e prekura.
Xi tha se Kina po bën gjithçka të mundur, për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e humbur, për të zhvendosur e strehuar banorët e prekur, për të trajtuar shpejt të plagosurit, për të minimizuar viktimat dhe për të parandaluar katastrofat dytësore.
"Kina e Nepali lidhen nga male e ujëra dhe fatet tona janë të përbashkëta. Kina është e gatshme të ndihmojë aktivisht Nepalin në operacionet e shpëtimit dhe t’i ofrojë mbështetje e ndihmë sipas mundësive. Jam i sigurt që popujt e dy vendeve do të bashkohen për të përballuar këtë katastrofë sa më shpejt dhe për të rindërtuar shtëpitë e tyre," u shpreh presidenti kinez.
Po sot, edhe kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të vet nepalez Balendra Shah.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






