

LIBRAZHD – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje një masiv pyjor në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, në bashkinë Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me akacie dhe shkurre, ndërsa përhapja e tyre është favorizuar nga bimësia e thatë dhe kushtet në terren.
Situata paraqitet shqetësuese, pasi flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke rrezikuar banesat në afërsi të vatrës së zjarrit.
Në terren janë angazhuar forcat e MZSH-së nga Librazhdi, Elbasani, Gramshi dhe Cërriku, si dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse. Ekipet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa situata mbetet në monitorim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






