Transmetuar më 28-08-2026, 14:41

LIBOHOVË – Një 5-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e një banese njëkatëshe në Libohovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, i mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e banesës.

Pas incidentit, fëmija është transportuar për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Sipas Policisë, 5-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe mënyrës se si ka ndodhur aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit