Transmetuar më 28-08-2026, 13:57

FIER – Një kufomë e dekompozuar është konstatuar pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është njoftuar për gjetjen e trupit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e kufomës, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të tjera detaje në lidhje me identitetin e personit apo rrethanat e vdekjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit